|
|
Sigal
SIGAL sh.a. u themelua në 22 Shkurt 1999. Me një staf profesionistësh dhe nën drejtimin e menaxherëve më të mire të tregut të sigurimeve kjo kompani u rrit shpejt duke u renditur si kompania më e madhe në tregun e sigurimeve në Shqipëri që nga viti 2002 e në vazhdim.
Që prej vitit 2003 SIGAL shtriu aktivitetin sigurues në Kosovë dhe që prej vitit 2004 edhe në Maqedoni.
SIGAL sh.a është e para kompani që tërhoqi kapitalin e huaj në tregun shqiptar të sigurimeve. Në vitin 2003 Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, fond i krijuar nga Departamenti i Shtetit të SH.B.A, u bë një nga aksionerët e SIGAL duke zotëruar 13.3 % të aksioneve.
Në muajin Mars 2007 SIGAL sh.a. nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me një prej grupeve më të fuqishëm financiarë në Europën Qendrore dhe Lindore, UNIQA GROUP AUSTRIA. Me një shtrirje në 24 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore ky grup zotëron aktualisht 46% të aksioneve të SIGAL.
Në këtë mënyrë, mbi 50 % e aksioneve të SIGAL janë kapital i huaj dhe pjesa tjetër i përket aksionarëve lokalë.
Në muajin shkurt të vitit 2006, SIGAL krijoi të parën dhe të vetmen shoqëri të ri-sigurimeve në Shqipëri, duke u shndërruar kështu në të parin sigurues të siguruesve shqiptarë dhe rajonalë.
Në Mars të 2007-ës, u krijua SIGAL Holding me qëllim menaxhimin e interesave të të gjitha shoqërive të sigurimit që mbajnë emrin SIGAL dhe nën strukturën e së cilës ushtrojnë aktivitetin sigurues: SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA (Jo-Jetë dhe Risigurime, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA Life (Jetë), SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA Kosova dhe UNIQA a.d (Maqedoni).
Në këtë mënyrë, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri e licensuar për të gjitha klasat e sigurimit të Jo-Jetës, Jetës dhe Ri-sigurimeve.
Progresi dhe arritjet e kompanisë janë vlerësuar gjithashtu në shkallë ndërkombëtare nga Finance Central Europe” e cila, duke filluar nga viti 2005, ka cilësuar kompaninë si “
Shoqëria më e Mirë e Sigurimeve në Shqipëri”. Për vitin 2009, krahas çmimit kryesor, F.C.E ka vlerësuar gjithashtu Kompaninë me çmimet:
Me mbi 50 degë dhe 500 agjentë e punonjës në të gjithë rrjetin e saj të shtirjes, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA është konfirmuar se është Kompania më e Madhe në tregun shqiptar të sigurimeve e cila po rritet shpejt dhe
njësoj suksesshëm edhe në Kosovë dhe Maqedoni.
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA i ofron klientëve të saj një gamë shumë të gjerë produktesh sigurimi duke nisur nga Sigurimet Motorike, tek Sigurimet e Pasurisë, Sigurimet e Kontratave, Sigurimet e Marinës dhe Aviacionit, Sigurimet e Përgjegjësisë, Sigurimet Inxhinierike, Sigurimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë dhe për herë në parë në tregun shqiptar të sigurimeve, edhe Sigurimin Privat të Shëndetit.
Sigurimi i Bujqësisë dhe Blegtorisë
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron, për të gjithë fermerët, biznesmenët dhe sipërmarrës të aktiviteteve me natyrë bujqësore dhe blegtorale, Sigurimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë.
Përmes këtij produkti, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron mbulimin me sigurim për:
Dëmet e mbuluara nga ky sigurim janë ato që shkaktohen nga:
Tarifat për këtë sigurim variojnë nga 0,15% deri në 6,0% të shumës së siguruar, në varësi të objektit si dhe llojeve të rreziqeve që do të sigurohen.
|
||
| Të gjitha të drejtat e rezervuara © GreenMarket Albania 2009 |