Agjensia e Pagesave
1. Krijimi i Agjencisë së Pagesave
a. Baza Ligjore e BE:
Që nga Janari i 2007, IPA (Instrument of Pre-acession) ka vendosur një seri programesh Komunitare. Rregullorja e KE Nr. 1085/2006 i 17 Korrikut që ka për fokus krijimin e një Instrumenti për Asistencën Para-Aderimit (IPA), dhe Rregullorja e KE Nr. 718/2006 për krijimin e një instrumenti për asistencë Para-Aderimit. Në këtë kontekst, për zbatimin e mbështetjes së politikave kombëtare në zhvillimin rural paraqitet nevoja për krijimin e një strukture zbatuese e cila në Shqipëri njihet si Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural.
b. Baza Ligjore Kombëtare
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor Rural e njohur ndryshe edhe si Agjencia e Pagesave dhe është ngritur me propozim të Ministrit të MBUMK dhe me vendim të qeverisë shqiptare nr. 1443, datë 31.10.2008, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 21, të ligjit nr. 9817, datë 22.10.2007. “Për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”.
Agjencia e Pagesave AP, ka strukturë qëndrore dhe struktura vendore në shkallë qarku. Numri i punonjësve që përbëjnë agjencinë aktualisht është 81 punonjës. Ajo është përgjegjëse për administrimin e fondeve të programit për bujqësinë dhe për zhvillimin rural që janë në fonde të buxhetit të shtetit për mbështetje të drejtpërdrejtë të prodhimit bujqësor, në fonde të buxhetit të shtetit për zhvillimin e infrastrukturës së tregjeve bujqësore dhe në fonde kundërparti të projektit 2KR.
Kjo agjenci ka filluar së funksionuari më 1 Janar të vitit 2009 dhe është përgjegjëse për implementimin e masave të politikës bujqësore dhe të zhvillimit rural.
AZHBR-ja eshte pergjegjese per administrimin e fondeve te programit per bujqesine dhe zhvillimin rural, si me poshte:
- Fondet e buxhetit te shtetit per mbeshtetjen direkte te perodhimit bujqesor
- Fondet e buxhetit te shtetit per zhvillimin e infrastruktures se tregjeve bujqesore
- Fondet kunderpati
Përgjegjësitë kryesore të AZHBR
• implementimi i masave të politikës bujqësore dhe të zhvillimit rural;
• hartimi i raporteve dhe të analizave në përputhje me zhvillimin e bujqësisë;
• ngritja dhe funksionimi i sistemeve të integruara të administrimit dhe të kontrollit;
• ngritja dhe implementimi i sistemeve të informimit të tregut;
• krijimi dhe mirëmbajtja e bazës së të dhënave të nevojshme;
• implementimi i masave të kontrollit dhe auditit të brendshëm;
• inspektimi i fermerëve dhe subjekteve që kanë përfituar nga fondet e programit për bujqësinë dhe zhvillimit rural.
d. Strukturat brenda Agjencisë se Pagesave AZHBR
Auditi i Brendshem ka përgjegjësi të kontrollojë nëse veprimet e AZHBR janë në përputhje me legjislacionin që rregullon financimin dhe veprimtarinë e agjencisë. Auditi i brendshëm supervizon gjithashtu edhe kontrollin e brendshëm të AZHBR-së, rishikon dhe kontrollon sistemin e menaxhimit të brendshëm një herë në pesë vjet sipas standarteve.
Drejtoria e Pagesave përgjigjet për zbatimin e masave për zhvillimin bujqësor dhe rural. Ajo pranon, përpunon dhe aprovon aplikimet që kanë të bëjnë me zhvillimin bujqësor, agropërpunimin etj. Përgatit dhe përmirëson të gjitha manualet dhe udhëzimet praktike të zbatimit të skemave mbi mbështetjen direkte.
Drejtoria e Fnancës kryen funksione me natyrë financiare, kontabël dhe raportuese si dhe kryen pagesat e projekteve të shpallura nga grupet e verifikimit, drejtoria e pagesave dhe kontrollet e ushtruara nga drejtoria e kontrollit.
Drejtoria e Kontrollit përcakton metodologjinë dhe procedurat e kontrollit në të projekteve të shpallura oërfituese nga grupet e verifikimit. Organizon dhe kryen kontrollin në vend të aplikimeve fituese në prezencë të grupeve të verifikimit si dhe analizon mundësitë dhe burimet e risqeve për projektet dhe aktivitetet e AZHBR.
Drejtoria e Shërbimeve merret me identifikimin e nevojave për burimet njerëzore për kualifikim dhe trajnim. Gjithashtu organizon vlerësimin e performancës së burimeve njerëzore si dhe siguron shërbime mbështetëse.
Drejtoria e Politikave Bujqësore (si autoritet menaxhues)
Autoriteti menaxhues i programit mbështetës ne funksion te pare ka hartimin e politikave per mbeshtetjen e sektorit bujqesor dhe zhvillimit rural. Autoriteti menaxhues eshte njesi brenda MBUMK-se e cila pergjigjet per: hartimin ne menyre efektive, eficiente dhe korrekte te programit IPARD; asiston komitetin monitorues; pregatit raportin finl vjetor dhe e dergon ne Komision; konsultohet rregullisht me Agjencine e Pagesave ; ngre, miremban dhe raporton per sistemin e informacionit.
2. Masat e përfitimit të drejtpërdrejtë janë:
1. Mbjellje të reja. Mbjellje pemë frutore (mollë, dardhë, qershi, kumbull, pjeshkë, lajthi, luleshtrydhe) e ullinjve dhe agrumeve në në bllok jo më pak se 4 dynym për fermerë individualë dhe jo më pak se 1 ha për grup fermerësh; paguhet 50% e vleftës së projektit por jo më shumë se 400 mijë lekë për ha. Mbjellje vreshta në bllok jo më pak se 5 dynym për fermerë individulë dhe jo më pak se 1 ha për grup fermerësh; paguhet 50% e vleftës së projektit por jo më shumë se 600 mijë lekë për ha.
2. Ujitje me pika në pemëtore, agrumishte dhe ullishte intensive paguhet 50% e vleftës së projektit por jo më shumë se 300 mijë lekë/ ha.
3. Mbrojtja e ullishtave nga miza e ullirit: 20 000 lekë/ha.
4. Certifikim i produkteve bujqësore bio nga bimët e kultivuara: për prodhimet e destinuara për tregun e brendshëm jo më shumë se 50% e kostos por jo më shumë se 20 mijë lekë/fermë/vit; për prodhimet për eksport masa e mbështetjes është 50% e kostos së certifikimit por jo më shumë se 70.000 lekë/fermë/vit.
5. Prodhim fidanë për llojet autoktonë të rrushit “Kallmet”, “Debinë”, “Vlosh” dhe “Puls”, për fidanishte për sipërfaqe jo më pak se 3 dynym: 1.2 milion lekë/ha.
6. Ndërtim puse për vaditje në pemëtore, agrume dhe ullishte paguhet 50% e vleftës së projektit por jo më shumë se 100 mijë lekë për pus.
7. Blerje platsmasi për serra të reja diellore, me madhësi 2 dynym e lart, 300 mijë lekë/ha serra.
8. Për serrat me ngrohje teknike për prodhimin e perimeve, për ndryshimin e sistemit të përdorimit të lëndës djegëse nga naftë në solar; 1.5 milion lekë/ha serrë.
9. Fermat blegtorale që mbarështojnë mbi 10 krerë lope qumështi, paguhen me 10 mijë lekë për krerë. Për fermat blegtorale që mbarështojnë më shumë se 30 krerë lopë, pagesa bëhet deri në 30 krerë.
10. Pagesën 500 (pesëqind) lekë për kokë dele, për tufat me mbi 50 krerë dele, të matrikuluara. Përfitojnë vetëm fermerët që dokumentojnë shitjen e qumështit me faturë.
11. Pagesën për koshere blete, 500 (pesëqind) lekë për koshere, për fermerë me mbi 50 koshere.
12. Për mbarështimin në mënyrë intensive të kërmillit, 50% e vlerës së rasatit për ha por jo më shumë se 500 mijë lekë për ha.
13. Prodhimi i vajit të ullirit extra-virgine: 100 lekë/litër.
14. Mbështetjen përmes subvencionimit të normës së interesit për kreditë, që do të merren për veprimtaritë bujqësore ose agropërpunuese, si dhe për përfituesit e shpallu gjatë 2008 të kredive të marra, nga shoqëri që ruajnë dhe përpunojnë produkte bujqësore, e grupet apo shoqëritë e prodhimit dhe të tregëtimit në bujqësi, të regjistruara në mbështetje të ligjit no. 8088, datë 21.3.1996, “Për shoqëritë e bashkëpunimit reciprok”, deri 2 000 000 (dy milionë) lekë, por jo më shumë se 50% të interesit dhe jo më shumë se për tre vjet radhazi.
a. Kriteret për përdorimin e fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë:
• Eficenca ekonomike
• Efektiviteti
• Nxitja e punës në grup të përfituesve
• Bashkëfinancimi nga përfituesit
• Nxitja e investimeve në blloqe nga shumë përfitues
• Aksesi në treg i përfituesve nga programi