|
Nga Jess Halliday, 03-nentor-2009
Komisioni europian javen e shkuar aprovoi tre lloje misrash te modifikuar gjenetikisht per import dhe per perpunim si ushqim, pasi importet e sojes ne BE ishin bllokuar nga politika e tolerances zero se ketij bllokut.
Dhjete dite perpara se Komisioni te miratonte vendimet mbi Monsanto’s MON 88017 dhe MON 89034 dhe Pioneer’s 59122x nje vote e keshillit ne favor te miratimit nuk solli asnje perfundim. Kjo do te thoshte qe ceshtja ishin kthyer te Komisioni per te marre nje vendim.
Vendimi i Komisionit, thoshte qe nese marreveshja nuk arrihet nga anetaret, ajo behet duke u bazuar te evidencat e sigurta. EFSA ka dhene opinione positive te sigurta per MON 88017 dhe MON 89034 dhe 59122x, por ceshtja u be urgjente pasi keto ishin tre nga kater llojet e misrit qe kane penguar importin e sojes qe nga vera.
Gjurme te misrave te modifikuar gjenetikisht te paaprovuar jane gjetur ne ngarkesat e SHBA ne qeshor dhe meqenese BE nuk pranon asnje sasi materiali gjenetikisht te modifikuar te paaprovuar, sado i vogel qe te jete, 200,000 ton soje u eshte refuzuar hyrja. Kjo ka shkaktuar shqetesim persa i perket sektorit te ushqimit tre kafsheve dhe atij te mishit, pasi Europa furnizohet me soje nga SHBA, Argjentina dhe Brazili.
Nje analize nga Universiteti Waganingen planifikoi qe ndikimi ekonomik i humbjes se sojes qe vinte nga SHBA do te ishte midis 3.5 deri ne 5 miliard € deri ne Mars te 2010, perfshire humbja e te ardhurave vjetore nga industrite e shkaterruara dhe cmimi me i larte per materialet e paperpunuar per ushqim.
Ndotja mendohet te kete ndodhur pasi kontenieret shpesh here perdoren per sojen dhe misrin.
Komisioneri i Mariann Fischer Boel, eshte shprehur optimist ne gjetjen e nje rruge per aprovimin me te shpejte dhe me eficent te te korrave te modifikuara, pasi te marresh miratimin e Komisionit pas nje ser mosaprovimesh midis anetareve eshte nje process mjaft i gjate.
Te dhena teknike
Disa anetare jane te palekundur ne qendrimin e tyre per te kundershtuar
te korrat e modifikuara gjenetikisht dhe grupet kunder te korrave te modifikuara gjenetikisht argumentojne qe efekti afatgjate i modifikimit gjenetik te ushqimit eshte i panjohur per shendetin e njeriut dhe ate te mjedisit dhe do te jete i panjohur edhe per shume vite te tjera.
Tolerance zero?
Nje propozim qe do te vendoste nivele minimale per modifikim gjenetik, duke hequr rregullin e tolerances zero, eshte ne pergatitje e siper dhe mund te jete gati nga fundi i vitit, thote Fischer Boel.
Ne nje deklarate te fundit persa i perket konkurences se sektorit te ushqimit dhe pijeve te BE-se, Konfederata e Industrive te Ushqimit dhe Pijeve te BE-se terhoqi vemendjen ne impaktin e
“natyres josinkronike te proceduarve mbi miratimin e ushqimit te modifikuar gjenetikisht, duke i bashkangjitur zbatimin portes se tolerances zero per nivelet e ulteta te pranise se ushqimit te modifikuar, akoma te paaprovuar ne BE.”
Duke patur parasysh qe miratimi i modifikimit gjenetik pritet te rritet ne mbare globin ne 2015, BE pritet te kete te njejtat problem pasi politika nuk ndryshon.
Edhe nje…
Nderkohe qe ngarkesat qe mbajne llojet e misrave te sapomiratuar, eshte identifikuar dhe lloji i katert MIR 604 nga Syngenta, por ky lloj duhet miratuar nga Komisioni.
Larguesi i insekteve MIR604 ishte arsyeja e opinionit pozitiv te Autoritetit Europian te Sigurise se Ushqimit ne korrik. Vleresuesit e rrezikut te ushimeve te modifikuara gjenetikisht, arriten ne perfundim qe qellimi i perdorimit ne ushqim, import dhe perpunim (por jo kultivim), nuk do te kishte ndonje efekt te padeshirueshem ne shendetin e njeriut, te kafsheve apo mjedisit.
Sidoqofte Komisioni, muajin e kaluar arriti marreveshjen per aprovim gjate Standing Committee on the Food Chain and Animal Health. Kjo do te thote qe duhet miratuar edhe nga Keshilli.
|