BE dhe Izraeli nenshkruajne nje marreveshje te re bujqesore
BE dhe Izraeli nenshkruajne nje marreveshje te re bujqesore
Bashkimi Europian dhe Izraeli kane nenshkruar nje marreveshje bujqesore, sipas se ciles 80% e produkteve te fresketa te eksportuara nga Izraeli do te jene te çliruara nga taksat dhe vjelja e tyre.
Marreveshja u firmos javen e kaluar nga ambasadori izraelit dhe nga perfaqesuesi i Bashkimit Europian, Ran Curiel dhe homologu i tij suedez Christian Danielsson. Suedia momentalisht mban presidencen e BE-se.
Marreveshja e re e miratuar ne Bruksel, freskon marreveshjen origjinale bujqesore te firmosur ne 1970, si pasoje e negociatave te gjata te udhehequra nga Ministria izraelite e Bujqesise dhe Ministria e Industrise, Tregtise dhe Punes.
Jane permiresuar shume mundesite e tregjeve ne te dyja anet. Ne sektorin e prodhimeve bujqesore, mbi 95% e produkteve do te çlirohen nga taksat dhe vlelja e tyre. Nje liberalizim i konsiderueshem u ndermor duke pasur parasysh te gjitha zonat ku kishte prodhime te fresketa dhe afersisht 80% e tyre do te çlirohen nga te githa taksat.
Cdo vit, rreth nje milliard euro prodhime bujqesore te perpunuara izraelite eksportohen ne vendet e BE-se.
Europa eshte partneri me i rendesishem i Izraelit ne fushen e bujqesise. Me shume se 25% e produkteve bujqesore izraelite dhe me shume se 75% e produkteve te fresketa bujqesore eksportohen ne vendet e Bashkimit Europian.
Gjate ceremonise se nenshkrimit te marreveshjes ne ndertesen e Keshillit te BE-se, ambasadori izraelit Ran Curiel, i kushtoi rendesi faktit se 60 % e eksporteve bujqesore izraelite per ne Europe vinin nga zona Arava dhe shkretetira Negen,
ne jug te vendit ku sasia e reshjeve nuk i kalon 50 milimetra ne vit.
Izraeli perdor teknologjine me te avancuar ne prodhimin intensiv te frutave, perimeve dhe luleve.
Pjesa me e madhe e aktiviteteve bujqesore te Izraelit zhvillohen ne rrethina dhe zona te shkreta. Si Izraeli ashtu edhe BE-ja e shohin ekzistencen e zonave bujqesore moderne dhe aktive si thelbesore, pasi ato perdoren per te ruajtur hapesirat e lira dhe te parandalojne procesine shpejte te urbanizimit.
Ambasadori izraelit gjithashtu citoi faktin se portokallet dhe lulet nuk jane me produktet qe eksportoheshin me shume nga Izraeli. Vendi i ofron konsumatorit europian nje game te gjere produktesh te fresketa dhe te perpunuara.
Marreveshja e sapo-nenshkruar BE-Izrael, eshte vetem nje element ne serine e gjate te marreveshjeve midis ketyre dy paleve, permendim ketu marreveshjen e Shoqerise midis BE-se dhe Izraelit, marreveshjen e Planit te Veprimit si pjese e politikes europiane te partneritetit, partneriteti Euro-Mesdhetar, gjithashtu ketu perfshihet edhe pjesemarrja e Izraelit ne disa programe dhe agjensi europiane si âSeventh Framework Programme for
Research and Technological Developmentâ.
Nje tjeter marreveshje mbi ânjohjen e ndersjellte te produkteve industriale dhe pershtatjen e vleraveâ pritet qe te nenshkruhet brenda disa javeve..
Ne 2008, eksportet izraelite ne Europe arriten diku te 18 miliard dollare, nderkohe qe eksportet nga BE-ja ne Izrael arriten 22.5 miliard dollare.
Ky vit shenon 50 vjetorin e vendosjes se marredhenieve diplomatike midis BE-se dhe Izraelit.

ejpress.org
14.11.2009