sita2

Kategoritë e mëposhtme të informacionit, vijnë si game e produkteve të SITA.

Çmimet E Tregjeve

spacer

 

 

ANALIZA

Produkte Ushqimore

Çmime me te fundit te produkteve udhqimore nga Tregu i shumices se Tiranes.

Prioritetet e konsumatorit europian

Prioritetet e konsumatorit europian

Nga Lorraine Heller, 28-korrik-2009

 

Tendenca e konsumatorit

 

Nje rishikim I te gjithe produkteve ushqimore dhe pijeve te reja te leshuara ne Europe vitet e fundit, ka nxjerre ne pah tre ceshtje kryesore persa I perket klienteve: Kerkesa per produkte natyrale, nevoja per shpejtesi dhe shmangia e produkteve alergjike.

 

Te dhenat te afishuara te FoodNavigator.com nga kerkuesi I tregjeve Mintel, tregojne qe keto tre prioritete kane kaluar ne listen top 10 per kerkesat mbi produktin, duke iu bashkangjitur atyre si ‘me pak yndyrna’ dhe ‘me pak sheqer’, te cilat kane qene me populloret keto 5 vitet e fundit.

 

Te dhenat nga  Mintel’s Global New Products Database (GNPD), gjurmojne rreth 90,000 produkte te reja ushqimore dhe pije qe jane nxjerre ne treg ne 2008 dhe 2009, duke nxjerre ne pah 10 kerkesat me te shpeshta.

 

Ndryshimet ne Top 10

 

Ndryshimet ne listen top 10 ne pese vitet e fundit, jane nje pergjigje direkte ndaj kompanive ushqimore persa I perket prioritetit te konsumatoreve dhe  natyres se blerjeve.

 

Midis Janar 2008 dhe Qershor 2009, GNPD gjurmoi nje total prej 88,364 produktesh te reja ushqimore dhe pije te dala ne treg neper Europe. Kerkesat me te shpeshta te bera mbi keto produkte jane (ne rend zbrites):

 

    *Jo aditiveve/ruajtesve (13,441 produkte)

    * Organike (7,781)

    * Vegjetarian (5,861)

    * Qe futen ne mikrovale (5,525)

    * Sheqer (i ulet/jo/i reduktuar) (5,467)

    * Yndyrnat (te uleta/jo/te reduktuara (5,330)

    * Premium (4,755)

    * Alergjen (i ulet/jo/i reduktuar) (4,653)

    * Koha/Shpejtesia (3,864)

    * Pa gluten (3,398)

 

Kjo krahasohet me 41,023 produktet e reja te nxjerra ne treg midis Janarit 2003 dhe Qershor 2004.

 

Kerkesat me popullore te bera mbi produktet 5 vjet me pare, ne rend zbrites ishin: Yndyrnat (te uleta/jo/te reduktuar); Premium; qe futen ne mikrovale; Jo aditiveve/ruajtesve; Vitamina/te pasuruara me minerale; Vegjetariane; per femije (5-12); sheqer (i ulet/jo/i reduktuar); organike; kalori (i ulet/jo/i reduktuar).

 

Prioritetet gjeografike

Ne pergjithesi, Mintel’s GNPD gjurmoi numrin me te larte te produkteve te leshuara 18 muaj e fundit ne Gjermani dhe Mbreterine e Bashkuar.

 

Kur erdhi puna te kerkesa qe produktet te mos kene aditive apo ruajtes, Mbreteria e Bashkuar regjistroi 3,465 produkte te reja ne treg, e ndjekur nga Gjermania me(2, 026), Franca me (1,532) dhe Italia me (1,132).

 

‘Produktet organike’ ishin me popullor ne Gjermani (2,180), e ndjekur nga Mbreteria e Bashkuar me (1,321), Franca (736) dhe Austria (573).

 

‘Produktet vegjetariane’ ishin me popullor ne Mbreterine e Bashkuar (4,023), ndjekur nga Irlanda (293), Holanda   (272) dhe Gjermania (259).

 

‘Produktet qe futen ne mikrovale’ ishin me popullor ne Mbreterine e Bashkuar (1,226), France (1,207), Gjermani (806) dhe Spanje (445).

 

‘Produktet me pak/pa/ ose alergjen te reduktuar’ ishin me popullor ne Mbreterine e Bashkuar me 1,039 produkte. Me pas vinte Finlanda (532 products), Spanja (521) and Gjermania (478).

 

‘Produktet pa gluten’ ishin me popullore ne Mbreterine e Bashkuar (903), Spanje (469), Gjermani (361) dhe Holande (288).

 

‘Koha/Shpejtesia’ ishin kerkesat kryesore ne France (998), Itali (493), Gjermani (438) dhe Spanje (394).

 

Burimi: Mintel’s GNPD .

 

Mintel’s GNPD
06.10.2009