Pro Credit Bank

ProCredit Bank është angazhuar në plotësimin e nevojave të klientëve nëpërmjet ofrimit të një game të gjerë shërbimesh bankare për të gjithë individët e thjeshtë dhe të zakonshëm: studentë, pagamarrës, të vetpunesuar, fermerë, pensionistë pa përjashtuar dhe fëmijët e vegjël.
Kredi Bujqësore - ProAgro
ProAgro është një kredi që u ofrohet të gjithë blegtorëve, fermerëve apo ofruesve të shërbimeve bujqësore në shumat nga 10’000 lek deri në 100.000 euro.
Qëllimi
ProAgro ju mund ta përdorni për:
-
çdo destinacion bujqësor (pemtari, vreshtari, etj);
-
blerje farërash, plehra kimike, trajtime te ndryshme;
-
Industria Agro dhe e përpunimit të ushqimit
-
shtimin e numrit të blegtorisë;
-
ndërtime serash, blerje makinerish, agregatë bujqësorë, etj.
-
përmirësim të kushteve të jetesës së familjes nëpërmjet rinovimit ose blerjes të shtëpisë.
Afati
-
nëse përdoret për kapital punues, maturimi i një kredie ProAgro është deri në 36 muaj;
-
nëse përdoret për aktive fikse ose për përmirësimin e kushteve të jetesës është deri 120 muaj.
Çfarë garancie duhet të ofroni?
-
për kreditë deri në 750,000 lek me afat deri 60 muaj nuk nevojitet garanci;
-
pajisje biznesi, mallin, automjetin ose pajisje shtëpiake mund të ofrohen prej jush si garanci;
-
për shuma deri në 6,000,000 lek, hipoteka nuk është kusht i domosdoshëm;
Cilat jane avantazhet e ProAgro?!
-
nuk paguani asgjë për analizën e bërë dhe shqyrtimin e dokumentacionit në rast se nuk e tërhiqni kredinë;
-
nuk kërkohen dokumenta të tepërta;
-
këstet vendosen sipas sezonalitetit të të ardhurave;
-
aprovim i shpejtë.
ProCredit Bank e aplikon Periudhën e Faljes vetëm në ato raste kur biznesi e bind bankën se të ardhurat e tij do të nisin të gjenerohen në kohë të ndryshme brenda vitit, dhe se atëherë biznesi mund të fillojë të paguajë këstet e rëna dakort.
Si mund të aplikojmë për ProAgro?!
-
paraqituni në degën më të afërt të ProCredit Bank;
-
plotësoni aplikimin ProAgro në shumën që ju nevojitet;
-
punonjësi i kredisë analizon situatën tuaj......
-
.....dhe paratë janë në dorën tuaj brenda 3 ditësh.....
Klientët tanë
Edmond Kasapi - Blegtor
Bujqësia ka qenë gjithmonë një traditë e familjes së Edmond Kasapit, prindërit e të cilit drejtonin një fermë të vogël. Në një moshë të vogël, Edmondi ndihmonte në ruajtjen e kafshëve, kjo e shtyu atë që shumë shpejt të ndërmerrte iniciativën për tu kthyer në blegtor. Sot, një bashkëshort i martuar me katër fëmijë, Edmondi drejton një baxho në Savër, fshat në rajonin e Lushnjes. Fillimisht Edmondi nisi të punojë në Divjakë si roje kufiri derisa me rënien e regjimit komunist doli i papunë, dhe në në vitin 1991 u kthye në fermer. Ai bleu një lopë për prodhimin e qumështit dhe investoi në një numër të vogël delesh.
Të ardhurat e kufizuara nga kjo punë, nuk mjaftonin në të vërtetë për të mbajtur familjen e tij, prandaj Edmondi u detyrua që të ndërmerrte diçka tjetër më fitimprurëse. Në fund të vitit, Edmondi nisi të shiste bagëti. Ai zgjohej herët çdo mëngjes dhe bënte shumë kilometra në këmbë për të shkuar nga fshati i tij në tregun e gjësë së gjallë për të blerë lopë. Më pas, ai i shiste kafshët në tregun e njohur të gjësë së gjallë në Lushnje, i cili frekuentohej nga një numër tregtarësh ndërkombëtarë. I nxitur nga familja e tij, Edmondi investoi në vitin 2004 në kopenë e tij të parë të lopëve.
Ai dëgjoi për herë të parë mbi shërbimet e kredisë të ofruara nga ProCredit Bank për prodhuesit rural gjatë një vizite të bërë nga një analist kredie i cili promovonte kreditë bujqësore të bankës. Me miratimin e aplikimit të tij për kredi prej 4000 Euro, Edmondi bleu si fillim 25 lopë dhe një makineri ushqimi. Që prej asaj kohe, Edmondi ka mundur të marrë nëntë kredi të tjera nga ProCredit Bank për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit të tij. “Unë kam qenë mjaft me fat që kam pasur mbështetjen e ProCredit Bank në çdo hap të zgjerimit të biznesit tim dhe unë gjithmonë ia rekomandoj bankën fermerëve të tjerë,” thotë Edmondi.
I pakënaqur me 150 bagëtitë e tij dhe me një forcë punëtore prej pesë vetash, Edmondi po planifikon tashmë ngritjen e një ferme të dytë: ai synon të blejë më shumë kafshë dhe 20 hektarë tokë. Duke pasur parasysh eksperiencën e tij pozitive me ProCredit Bank, Edmondi shpreson t’i realizojë këto plane ambicioze nëpërmjet mbështetjes së mëtejshme të partnerit të tij të besueshëm.