SITA

Kategoritë e mëposhtme të informacionit, vijnë si game e produkteve të SITA.

Çmimet E Tregjeve

spacer

Analiza

Produkte Ushqimore

Çmime me te fundit te produkteve udhqimore nga Tregu i shumices se Tiranes.

SNV ALBANIA

 

Prezantimi i SNV

SNV është ndër organizatat më aktive në botë në fushën e zhvillimit. Ajo ka një përvojë ndërkombëtare prej gjysmë shekulli. Në 33 vendet ku operon në katër kontinente, SNV kombinon frymëzimin dhe motivimin e punonjësve të zhvillimit me shërbimet këshillimore profesioniste në funksion të forcimit të kapaciteteve të organizatave vendore me synim krijimin e impakteve reale në zhvillimin ekonomik të zonave rurale.

Vizioni ynë është për një shoqëri ku të gjithë njerëzit të gëzojnë të drejtën dhe lirinë për të arritur zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të tyre. Ne ofrojmë shërbime këshillimore të cilësisë së lartë për grupe dhe individë në mënyrë që të kontribuojnë në ndërtimin e organizatave të forta, të qëndrueshme dhe të suksesshme, që ato të jenë të afta të krijojnë kushtet e nevojshme që njerëzit dhe komunitet të arrijnë begatinë e tyre.

Bashkëpunimi ynë në funksion të zhvillimit pasqyron marrëdhëniet e barazisë, besimit dhe respektit. Ky bashkëpunim mban parasysh diversitetin gjinor dhe kulturor dhe krijon kushtet që dinjiteti, krijimtaria dhe kapacitetet e njerëzve të kenë rol parësor. Ne bashkojmë njerëzit që ata të arrijnë rezultatet maksimale në ndërtimin e së ardhmes së tyre.

 

SNV Ballkan

SNV ka qenë aktive në Ballkanin Perëndimor për më shumë se 15 vjet me përfshirjen e saj në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe Mal i Zi. Përmes një rrjeti prej 11 zyrash në terren, mbi 100 punonjës të përhershëm ofrojnë mbështetje për një gamë të gjerë organizatash në sektorin publik dhe privat në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal për të zhvilluar ekonominë rurale dhe për të ndihmuar në drejtim të lokalizimit të BE-së në bujqësi, pylltari, turizëm, ujë dhe qeverisje. Aty ku është e mundur, qasja jonë është të përfshijmë dhe përdorim ekspertët lokalë.

 

Projektet

Interes të veçantë paraqet historia e ekspertizës sonë së provuar në fushën e zhvillimit që përfaqësohet nga një portofol i konsiderueshëm aktivitetesh në të gjithë Ballkanin. Disa nga projektet tona më të fundit përfshijnë një program për zhvillim rajonal prej 4,1 milion euro; një projekt prej 2,2 milionë euro për pyjet në partneritet me Bankën Botërore dhe SIDA-n; udhëzimin për procesin e hartimit dhe zbatimit të Strategjive Kombëtare të Shqipërisë dhe Malit të Zi për Politikat Kombëtare të Pylltarisë; planifikimi dhe reformimi i financave publike për Shkupin, Maqedoni; përmirësimi i proceseve pjesë-marrëse në vendim-marrjen e Këshillit Bashkiak të Korçës, Shqipëri dhe forcimi i marrëdhënieve me OJQ-të në ketë qark; procesi i zhvillimit të Planeve të Veprimit për Turizmin në Shqipëri dhe Maqedoni; biznesi gjithë-përfshirës, zhvillimi i zinxhirit të vlerave ekonomike dhe sipërmarrja këshilluese tri-palëshe për partneritetin publik-privat në Bosnjë-Hercegovinë; mbështetje për organizimin e turizmit lokal në Mal të Zi; përmirësimi i aksesit për ujë të pijshëm për fshatrat e Bosnjë-Hercegovinës; dhe reforma e kadastrës për përdoruesit e pyjeve private dhe publike në Maqedoni. Aktualisht, SNV udhëheq një konsortium që është i përfshirë në zhvillimin e një projekti ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

 

Partnerët

Në këto dhe në projekte të tjera SNV Ballkan punon me një numër partnerësh lokalë dhe me shumë organizata ndërkombëtare përfshirë Agjencinë Austriake për Zhvillim, Agriterra/Agriprofocus, Këshillin e Europës, Nisma Dinarike Arc, Ambasadën Holandeze, Komisionin Europian, Eunida, Euronatur, FAO, GTZ, IUCN, Lux-Development, SIDA, UNDP, UNEP, UNESCO, UNWTO, USAID, WBCSD, dhe Banka Botërore. SNV Ballkan bashkëpunon edhe me konsortiume që konkurrojnë për tenderët e BE-së dhe tenderë të tjerë. Ajo vepron edhe si katalizator për zhvillimin e projekteve që trajtojnë nevojat për zhvillim të vendeve të rajonit. Me rrjetin tonë të fuqishëm lokal në të gjithë Ballkanin, ne jemi të pozicionuar në mënyrën e duhur për lehtësimin e projekteve që synojnë zhvillimin kufitar dhe transnacional.

 

Struktura

Organizata Holandeze për Bashkëpunim SNV e ka selinë në Hagë dhe është e regjistruar si një fondacion i pavarur në Holandë. SNV përfiton mbështetje të madhe financiare nga Ministria Holandeze e Punëve të Jashtme.